Hugo Loris tregon depresionin pas Botërorit: U ndjeva bosh

Ndodh që pas një suksesi madhor sic është triumfi në Botërorin e futbollit,  një ose disa futbollistë të pësojnë një ngërc psikologjik. Është ky edhe rasti i Hugo Loris, portierit të Totenhemit që verën e kaluar u shpall kampion bote me përfaqësuesen franceze. Në një intervistë për të përditshmen britanike ‘Telegraph’, Loris tregoi cfarë përjetoi pas fitimit të botërorit të Rusisë.

‘Pas përfundimit të Kupës së Botës, në 2-3 ditët pasardhëse ke shumë për të bërë-tregon lloris-janë festimet, vizitat zyryare. ke detyrime kundrejt të gjithëve; vendit, Federatës, tifozëve. Por pas kësaj fillon të ndjesh një boshllëk në aspektin psikologjik. Më kujtohet që kam pasur nevojë të qëndroj në shtrat për një ditë të tërë,. Ndihesha tërësisht bosh dhe e dija që nuk do t’u gëzohesha pushimeve pasi po afronte sezoni i tij.

Është ky një moment që gjithsesi Loris ka ditur ta kalojë dhe duket se po përjeton një formë shumë të mirë në këtë moment te Totenhemi  në Premier League

‘Jam një person që mësoj shumë nga eksperienca qoftë kjo pozitive apo negative-vijoi Loris në intervistën e tij-në këtë mënyrë dua ta shoh këtë histori. Në cdo moshë e në cdo moment mund të mësosh dicka në jetë dhe kjo mund të më ndihmojë në të ardhmen’.

sfidanti.al