Gonzalo Higuain duket se ka rigjetur entuziazmin pas transferimit te Celsi. Sulmuesi argjentinas ka folur për median britanike ku ka treguar impaktin e tij të parë te klubi londinez.
‘Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu-tha higuian në një intervistë për Sky Sports-Sarri është një trajner që më ndihmoi të jap më të mirën në karrierën time. E njoh shumë mirë dhe më njeh po kaq mirë. Shpresoj që të kthehem në nivelin që kisha kur isha te Napoli’
Higuain foli edhe për rrugëtimin e tij në Serinë A ku qëndroi 6 vjet ku pranoi edhe vështirësitë që kishte gjatë etapës së tij te Milani.
‘besoj se pas 6 vitesh rrugëtimi im në Itali ka përfunduar-vijoi Higuain-Pas napolit kalova te Juventus ku fitova 2 tituj kampionë, pa harruar këtu edhe arritjen në finalen e Ligës së kampioneve. Te Milani përjetova muajt më të vështirë. pas sezonit rekord me Napolin, është e vështirë të bashkëjetosh me krahasimin’
Për Higuain oferta nga kampionati anglez ishte e vështirë që të refuzohej, për më tepër që i dha mundësinë që ai të vihej sërish nën urdhrat e mauricio Sarrit. Argjentinasi theksoi se shpreson të japë më të mirën e tij për këtë klub në mënyrë që të arrijë objektivat e vendosura.
sfidanti.al