Rinovimi i Mauro Ikardit prej kohësh është kthyer në një cështje te Interit. Vetë trajneri i zikaltërve, luciano Spaleti ndërhyri në të gjithë këtë histori teksa u dha një mesazh drejtuesve të klubit milanez që t’i japin sa më shpejt fund kësaj historie
‘Nuk kam krijuar asnjë problem me Ikardin-tha Spaleti-janë disa gjëra që duhen sqaruar dhe këtë duhet të bëjmë me cdo kusht. Kur gjërat lihen përgjysmë për të gjithë puna bëhet më e vështire. Për mendimin tim, është diskutuar pak më shumë sec duhej për këtë dhe më duket korrekte që të flitet për këto gjëra që po i mbartim prej muajsh’
Spaleti padyshim që foli edhe për fitoren e Interit 1-0 ndaj parmës në Tardini, një sukse të cilin skuadra zikaltër e rigjen pas një kohe të gjatë.
‘Është një fitore me shumë rëndësi pasi të jep entuziazëm e forcë-deklaroi Spaleti-e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të tillë; duhej të tregoheshim të kujdesshëm në vertikalizimin e aksioneve të Parmës me Inglesen e Gervinhon. Ata tentuan në filim të hynin në gjysmëfushën tonë dhe ne në atë fazë i bëmë disa gabime, por më pas ata u tërhoqën dhe ne fituam besim gjatë sfidës’.
sfidanti.al