Henes, sa i ashper: Po te isha kreu i PSG do shkarkoja Drejtorin Sportiv

Uli Henes nuk ka fjale te embla ne drejtim te Drejtorit Sportiv te Paris Sen Zhermenit, Antero Henrike. Presidenti i Bajernit te Mynihut eshte i acaruar me drejrtuesit e klubit parizien qe gjate veres shfaqen interesin per blerjen e Zherom Boateng qe me fund qendroi te kampionet e Gjermanise.

‘Do t’u keshilloja drejtuesve te PSG te shkarkojne Drejtorin Sportiv-tha Henes-ky njeri nuk eshte perfaqesuesi me i mire i ketij klubi. Nese PSG deshiron te jete nje klub i nivelit te larte boteror, nuk duhet te mbaje nje Drejtor te tille Sportiv’.

Bisedimet mes Bajernit dhe PSG per Boateng deshtuan pasi bavarezet kerkuan 48 milione Euro per mbrojtesin e Gjermanise, nderkohe qe parizienet ofruar 38 milione.

‘Kerkuam 48 milione per Boateng sepse nuk e donim largimin e tij dhe e menduam fakt te kryer refuzimin e PSG per te paguar kete shifer-vijoi presidenti i Bajernit te Mynihut, Uli Henes.

Sfidanti.al