Ronaldo kthehet ne Spanje; Fenomeni zyrtarisht aksioneri me i madh i Vajadolidit

Ronaldo eshte zyrtarisht aksioneri kryesor i Vajadolitit. Fenomeni qe ka blere  51% te aksioneve te klubit spanjoll, beri prezantimin si kreu i Keshillit Administrativ, ndersa si president i klubit do te vazhdoje te jete Karlos Suarez.

‘Puna jone bazohet te kompetitiviteti, puna e transparenca, secili sipas menyres se tij-ishin fjalet e Ronaldos i cili shfaqi bindjen e tij per mundesite qe ka Vajadolidi ne kete sezon-kemi krijuar skuadren me te mire te mundshme per te konkuruar’.

Ish futbollisti me pas theksoi se do te kerkoje qe njohurite futbollistike t’ia transmetoje edhe pjeses tjeter te skuadres dhe se do te perpiqet qe te administroje me sa me shume efektivitet klubin spanjoll.

Sfidanti.al