Finalistet e FIFA The Best; eshte Ronaldo, jashte Mesi

FIFA ka percaktuar 3 futbollistet finaliste te cmimit The Best per lojtarin me te mire te vitit. Kristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah jane ata qe do te diskutojne kete cmim individual qe jepet nga qeveria e futbollit boteror. Ajo qe te bie ne sy eshte se mes finalisteve mungon emri i Lionel Messit fitues i La Liges dhe Kupes se Mbretit, gje qe argjentinasit i ndodh per here te pare ne 12 vjet.

Lionel Mesi, 5 here fitues i Topit te Arte duket se eshte penalizuar nga eliminimi i Barcelones nga Roma ne Champions e Argjentines nga Franca ne Boteror duke mbetur jashte finalisteve per The Best.

Nderkaq, FIFA ka percaktuar edhe kandidatet per cmimin  e trajnerit me te mire te vitit dhe ata jane Didier Deshamps e Zlatko Dalic qe diskutuan finalen e Boterorit me Francen e Kroacine dhe Zinedin Zidan fituesi i Liges se Kampioneve me Realin e Madridit.

Sfidanti.al