Martinez beson se Hazard ka cilësi si të Leo Messit dhe kjo nuk është një iluzion m omenti.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, beson se aftësitë e sulmuesit të Chelseat Eden Hazard, mund të krahason me ato të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messit.
26 vjeçari po kalon nëpër një sezon të shkëlqyeshëm, për dallim nga sezoni 2015/16 ku dëshpëroi me paraqitjet e tij. Ai këtë edicion ka shënuar 10 gola në Premierligë, dhe është katër gola larg që të barazojë rekordin e tij më të mirë prej 14 golave te Chelsea, derisa te Lille kishte shënuar 20 gola në sezon.“Ajo çfarë Hazard bën është unike. Ai më kujton shumë Messin”, tha fillimisht Martinez për Goals.
“Jo shumë lojtar mund të kenë kontrollin e plotë në momentin kur gjenden para një mbrojtësi dhe e dinë se çfarë të bëjnë. Mënyra se si ai e kontrollon topin, është e mahnitshme”, shtoi më tej trajneri i Belgjikës.