Le të jetë Super Bowl i këtij viti një shenjë paqeje, miqësie dhe solidariteti për botën”.
Ky është urimi i papa Francesco-s në video-mesazhin e regjistruar për finalen e kampionatit të futbollit amerikan në gjuhën spanjolle.
Kjo finale është e para e epokës Trump dhe do të ndeshen New England Patriots kundër Atlanta Falcons.
Sfida luhet në 00:30 me orën tonë në Houston të Texas-it dhe në 18: 30 në orën lokale.
Ky është eventi më i ndjekur në SHBA dhe një ndër më të ndjekurit në botë