E ardhmja e Eden Hazard duket se po kristalizohet. Futbollisti i Celsit, emri i të cilit kohët e fundit është i lidhur me atë të Realit të Madridit për merkaton e verës së ardhshme, ka folur për të ardhmen e tij për Radio Montecarlo dhe vendimin e marrë për të sigurisht pa përmendur emra konkretë.
‘E di se cfarë do të bëj, e kam marrë vendimin-tha Hazard kur u pyet nëse do të rinovojë kontratën me celsin apo do të kërkojë një skuadër të re për të vijuar karrierën e tij.
Ngjarjet e fundit te Celsi të ndërthurura edhe me deklaratat mes trajnerit e futbollistit nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë rritur shanset që Hazard të veshë fanelën e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Mauricio Sarri përpara disa javëve kritikoi Hazard duke theksuar se ai nuk është një lider, ndërkohë që ditë më vonë i hapi dyert e Celsit për t’u larguar duke theksuar se belgu është 28 vjec dhe nëse ai dëshiron të ikë, duhet ta bëjë. Por jo vetëm kaq, Sarri e kritikoi Hazard edhe për rendimentin në fushën e lojës duke thënë se ai duhet të bëjë më shumë
Eden Hazard është në qendër të projektit të Realit të Madridit që kishte kërkuar edhe Eriksen, por për danezin hoqi dorë pasi nuk dëshiron të hyjë në luftë me Tottenhemin me të cilin ka mbetur në raporte miqësore. Dëshira e Hazard është që të luajë me Los Blancos dhe shifra prej 112 milionë Eurosh që Celsi kërkon për kartonin e tij, është e përballueshme nga klubi madrilen.
sfidanti.al