Inter, kriza e Ikardit konfirmohet nga shifrat, sulmuesi s’ka qenë kaq dobët që nga 2013.

Momenti i vështirë që po jeton Interi po përkon me një nga periudhat më të errëta në shënimin e golit të Mauro Ikardit në kampionatin italian të futbollit. Argjentinasi gjithnjë iu është përgjigjur kritikave ndaj tij në fushën e lojës, por tani as shifrat nuk janë më në anën e tij. Nëse lëmë mënjanë Kupën e Italisë ku ndaj Lazios shënoi, por me një 11 metërsh, Ikardi nuk shënon në Serinë A prej 6 ndeshjesh.

Herën e fundit që Ikardi ka shënuar një gol në Serinë A ka qenë në dhjetor kur i dha fitoren Interit në sfidën me Udinezen që u mbyll me rezultatin 1-0. Argjentinasi në këtë moment po regjistrin ‘thatësirën’ më të gjatë të golit që nga momenti që ka veshur fanelën zikaltër.

Vetëm në 2013, në sezonin e tij të fundit me Sampdorian, Interi ka bërë më keq. Në atë rast, Ikardi nuk shënonte në Serinë A prej 9 ndeshjesh. Një tjetër statistikë domëthënëse për Ikardin është ajo e gjuajtjeve në portë, gjithnjë në Serinë A. Në periudhën e fundit, sulmueso nuk ka mundur të shënojë në asnjë nga 15 tentativat e tij të fundit, duke barazuar rekordin e tij negativ të 2013, gjithnjë me Sampdorian.

Kjo do të thotë se për një futbollist që është golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me Imobilen me 29 gola, të shohë veten të ndalur në vetëm 9 gola kur mungon dicka më pak se gjysma e sezonit, do të thotë që është nën standardet e tij. Sepse nëse dikush është një bomber, dhe Ikardi është i tillë, e nuk shënon, atëherë nuk ka asnjë justifikim dhe është në krizë.

Tifozët e Interit shpresojnë që kjo krizë të zgjasë sa më pak që të jetë e mundur pasi Interi ka një mision; të mbrojë vendin në zonën Champions dhe pa kontributin e Ikardit, ky mision bëhet i pamundur.

sfidanti.al