Zinedin Zidan është një legjendë e futbollit që arriti të bënte gjëra të mëdha edhe si trajner. Gjithsesi, nuk mjafton aureola që ke pasur në fushë dhe zotësia në stol për t’u bërë mik me të gjithë. Dy ditë më parë, ishte danezi Martin Odegard (sot tek Vitese) që deklaroi se Zidan ishte trajner i rëndësishëm, por nuk ishte i mirë për vetëbesimin që ai (Odegardi) duhej të kishte ndaj vetes. Shkurt, trajneri nuk i dha besimin e duhur lojtarit dhe nuk i dha minuta për të luajtur.
Tashmë, del në skenë edhe një yll më i dëgjuar se Odegardi, Garet Bejli, që thotë se ai dhe Zidani nuk kanë qenë ndër miqtë më të mirë (kjo, merret me kuptimin e kundërt). “Nuk kam folur me të që nga finalja e Championsit në maj, – u shpreh uellsiani, – nuk më tha gjë që do të largohej, kemi pasur marrëdhënie të mirë, korrekte, por nuk kemi qenë ndër miqtë më të mirë”.
Bejl u zemërua jo pak me trajnerin që e aktivizoi me “pikatore”, dhe sidomos që nuk e zgjodhi si titullar në finalen e Championsit ndaj Liverpulit. “Kur hyra në fushë isha i zemëruar, dhe ndoshta për këtë arsye shënova atë gol”, – deklaroi uellsiani, duke përmendur golin me roveshatë.
Sfidanti.al