Situata është kritike, pasi klubi i Çelsit ende nuk po i jep drejtim çështës së trajnerit, ndërkohë që është pothuajse e sigurt se trajneri i deritanishëm i “bluve” të Londrës, Antonio Konte, do të largohet gjatë kësaj vere. Fillimisht, si trajner i ri i klubit londinez u përmend Mauricio Sari i Napolit, ndërsa më vonë edhe ish-trajneri i Francës Loran Blan, por, sidoqoftë, nuk ka asgjë konkrete. Mungesa e zgjidhjes së këtij problemi kyç po e shqetëson lojtarin kryesor të Çelsit dhe të përfaqësueses së Belgjikës, Eden Hazar.
‘Nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh, ne, në fund të fundit, duhet ta dimë se cilin do të kemi trajner sezonin e ardshëm. Tani për tani, ndërkohë, unë nuk mund të mendoj për ndonjë transferim eventual, do të shohim mbas Botërorit”, vuri në dukje futbollisti i njohur belg. Sidoqoftë, media shkruan se tre lojtarë do të largohen nga Çelsi, Ngolo Kante për te PSZH-ja, si edhe Alvaro Morata dhe Davide Zapakosta.
Sfidanti.al