Ekipi që do të shpallet kampion i ri i botës në Rusi, do të marrë nga FIFA si shpërblim plot 32 milionë euro, ndërkohë që shuma të “bukura” do të marrin edhe ekipet e tjerë pjesëmarrës. Fondi i shpërblimit për Kupën e Botës në Rusi është rritur 40 për qind në krahasim me Botërorin e kaluar. Kështu që të gjitha përfaqësueset do të shpërblehen me shuma të majme, ndërkohë që këto të fundit do të varen nga vendi që ato do të zënë në Mundial. Pra, ekipi kampion i botës do të shpërblehet me 32,1 milionë euro, finalisti tjetër – 23,6 miliionë euro, ekipi i i vendit të 3-të – 20,7 milionë euro dhe ai i 4-t – 18,6 milionë euro.
Përfaqësueset që do të eliminohen në çerekfinale, do të marrin nga 13,5 milionë euro, kur ato që vetëm do të kalojnë grupet – 10,1 milionë euro. Përfaqësueset që do të eliminohen në fazën e grupeve – 6,7 milionë euro.
Sfidanti.al