Habit Maradona: Do ta drejtoja Argjentinen falas

Diego Armando Maradona e ka te veshtire te pranoje eliminimin e Argjentines nga boterori i Rusise. El Pibe De Oro ne nje interviste per Telesur ka shfaqur ambicien e tij per te drejtuar skuadren ‘Albiceleste’ pasi e konsideron veten si zgjidhjen e problemeve te saj.

‘Eshte e vertete, do te kthehesha te stervisja Argjentinen falas-tha Maradona-te gjithe mendojne se une jam i lumtur per gjendjen e skuadres, por ne te vertete me dhemb zemra. Do te doja qe Zoti te me jepte force qe te kthehesha ne fushen e lojes. Me dhemb te shoh kombetaren qe u eliminua nga nje skuader qe nuk eshte nder me te mirat e turneut. Me dhemb kur shoh se gjithcka qe krijojme me kaq shume mund, shkaterrohet me kaq lehtesi’.

Sfidanti.al