Përpara ndërprerjes së sezonit, Erling Braut Haaland ishte një prej tema kryesor e e diskutimit për të gjithë të apasionuarit e futbollit në mbarë botën. Sulmuesi 20 vjecar norvegjez ‘cmendi’ tifozët e Salzburgut në pjesën e parë të sezonit me 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe më pas la me gojë të hapur Bundesligën me 12 gola në 11 ndeshje me fanelën e Borussia Dortmund, me të cilin spikat 3 golëshi brenda 23 minutave në sfidën e debutimit me verdhezinjtë
Por në ditët e sotme, sulmuesi Haaland rrëfehet dhe flet për admirimin e tij për një futbollist në mënyrë të vecantë.
‘Më pëlqen mentaliteti I Ibrahimovic dhe mënyra sesi I sheh ai gjërat, ndryshe. Mendoj se edhe unë kam pasur të njëjtin besim-tha Haaland në një intervistë për FourFourTëo-më pëlqen ta shoh kur luan dhe më pëlqen edhe mënyra sesi ai shkon nga një skuadër te tjetra në një vend tjetër, gjë që nuk është e lehtë, por ai shënon që nga momenti I parë’
Është kjo një frazë që me siguri ka bërë që shumë klube evropiane të drejtojnë antenat e tyre tek ai. Por duhet nënvizuar se Haaland dhe Ibtrahimovic përvec talentit dhe nuhatjes për gol kanë edhe të njëjtin agjent; janë të dy pjesë e skuderisë Mino Raiola dhe në këtë pikë, Haaland ka dashur të bëjë pak shaka
‘Nuk kam folur ende me Zlatan, por të shohim se cfarë do të rezervojë e ardhmja. Të shohim nëse Mino do të organizojë një takim mes nesh.-vijoi Haaland-krahasimi mes nesh? Jemi të dy sulmues dhe jemi të dy fantastikë edhe pse kemi lojë të ndryshme. Është e vështirë të bëhet krahasimi. Unë jam ai që jam’
Sfidanti.al