Pankina e Milanit, shfaqet emri I Emery mes Rangnick dhe Piolit

Nga Spanja vijnë konfirmime; Milan ka kryer sondazh për Unai Emery. Drejtuesit e klubit kuqezi gjatë këtyre ditëve po reflektojnë për të ardhmen e stolit të skuadrës dhe sipas të përditshmes spanjolle AS, ata kanë hyrë në kontakte me ish trajnerin e Sevilla, Paris Saint Germainit dhe Arsenalit, një sondazh ky për të kuptuar disponibilitetin e trajnerit spanjoll.

Kështu, te Milani krijohet një garë treshe për stolin mes Emery, Piolit e Rangnik, me gjermanin që gjithsesi në orët e fundit duket se e ka ftohur këtë pistë

Unai Emery është një trajner që ka arritur suksese të rëndësishme sidomos me Sevillën me të cilën ka mundur të fitojë Europa League. Pas një periudhë aspak me fat te Arsenali, Emery është gati të  rifillojë karrierën e tij dhe duket se ka shfaqur disponibilitetin e tij klubit kuqezi.

Sfidanti.al