Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, sikurse e pohon edhe vetë, nuk ka ndonjë dëshirë të madhe që të ndjekë ndeshjet e Bajernit të Mynihut që ai ka drejtuar jo shumë kohë më parë. Ky trajner katalonjas, në përgjithësi, nuk i përmend bavarezët, por zbuloi se ai ndjek ndeshjet e Totenhemit, Napolit dhe klubit të tij “mëmë”, Barcelonës, ku, sikurse dihet, ai u bë trajneri më i suksesshëm në histori.
“Unë jam më shumë tifoz sesa trajner, kështu që prandaj unë i zgjedh ndeshjet që dua t’i shoh në televizor”, deklaroi Guardiola, duke theksuar: “Vetëkuptohet se unë, në radhë të parë, shoh ndeshjet e Barcelonës, sepse jam tifoz i këtij klubi dhe jam rritur atje. Nuk ja lejoj vetes që të mos t’i shoh futbollistët e saj. Po ashtu, kënaqem, kur shoh Napolin që luan në të njëjtën mënyrë. Dhe ekipi tjetër që unë shoh me kënaqësi, është Totenhemi që, edhe kur humbet pikë, luan mirë. Madje, edhe kur nuk fitojnë, ata arrijnë që të gjuajnë, mesatarisht, 25-27 topa për ndeshje në drejtim të portës kundërshtare”, tha Guardiola.
Sfidanti.al