Arsenali po shkon “kovë pusi” në Premier Ligë, por duket se njëri nga lojtarët e tij nuk e ka kuptuar ende këtë gjë. Ky është Shkodran Mustafi, mbrojtësi i qendrës gjerman me origjinë shqiptare, i cili luajti në përballjen me Bournmuthit, me një palë këpucë ku ishte stampuar një fjali. “Sërish në majë” ishin fjalët e shkruajtura aty në gjuhën angleze (Back on Top), dhe kjo gjë nuk shpëtoi pa i rënë në sy mediave në Gjermani dhe në Angli.
Padyshim që nisën talljet, pasi skuadra e Mustafit është në vendin e gjashtë në Premier Ligë, plot 23 pikë larg Man. Sitit të vendit të parë, por edhe 8 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Çelsi, dhe që është i fundit në kampionatin anglez që të kualifikon për në Champions. Këtë sezon, Arsenali luajti në Ligën e Europës për herë të parë në 17 vjet, ndërsa trajneri Arsen Venger po kritikohet ashpër, dhe me shumë gjasa do të largohet në fund të edicionit.
Sfidanti.al