Guardiola ‘peshkon’ te Reali i Madridit; Mancester Siti ofron 80 mln Euro për Iskon

Rikthimi i Zinedin Zidan në stolin e Realit të Madridit u duk se hapi një kapitull të ri në historinë mes Iskos dhe klubit madrilen. Mesfushori kishte shumë pak hapësira me Lopetegin dhe Solarin në pankinë, por rigjeti buzëqeshjen me ardhjen e francezit që e vlerësonte gjatë gjithë kohës.

Por merkatoja e transferimeve mund të shkaktojë gjithsesi ndarjen e futbollistit me Realin e Madridit. Në këtë rast faji është i ardhjes së Hazard dhe me shumë mundësi edhe i Pogbasë, por edhe ai i Mancester Sitit që ka vendosur të bëjë një ofertë prej 80 milionë Eurosh për të

Është e përditshmja spanjolle ‘Marca’ ajo që flet për interesin e Citizens për Iskon me drejtuesit e klubit kampion të Anglisë që duan të plotësojnë dëshirën e trajnerit Pep Guardiola. Katalanasi e konsideron Iskon si pasuesin e David Silvës i cili ka bërë të ditur largimin nga Mancester Siti në fund të sezonit të ardhshëm

sfidanti.al