Toni eksentrik i ngjyrës së flokëve ishte sinjali i parë, por tani është zyrtarë; në jetën e Havier Hernandez ka vend për një aventurë të re dhe elektrizuese pas ardhjes në jetë të vogëlushit Noah. Futbollisti meksikan, bashkëshortja e tij Sarah Kohan dhe 2 miq të tyre, debutoi si youtuber në një kanal të qaujtur ‘Naked Humans’.Në këtë kanal, Havier ‘Chicharito’ Hernandez do të tregojë jetën dhe miqësitë e tij me një objektiv të qartë; të frymëzojë të tjerët që t’i gëzohen autenticitetit të tyre. Ky kanal ka krijuar edhe profilin e tij në Instagram ku postimi i parë është një foto grupi e të gjithë aktorëve kryesorë të këtij projekti.
‘Besojmë se të gjithë personat në botë duhet të jenë të lirë nga gjykimi i tjerëve, pa turp-lexohet në komentin që shoqëron postimin-shpresojmë që të frymëzojmë të tjerët që t’i gëzohen autenticitetit të tyre, të heqin maskat e hipokrizisë për t’u pranuar nga të tjerët dhe të kenë kurajon që të jenë të ndershëm me zërin e tyre të brendshëm. Në fund të fundit, lumturia e vërtetë mund të eksperimentohet kur e pranojmë veten tonë plotësisht’
Video e parë në ‘Naked Humans’ u publikua të hënën dhe zgjat rreth 35 minuta. Ajo nuk kaloi pa u vënë re dhe këtë e tregon fakti që u regjistruan mbi 100 mijë klikime në pak orë, ndërkohë që 16 mijë persona u regjistruan.
sfidanti.al