Ndërsa media spanjolle zien nga zërat për rikthimin e Nejmar te Barcelona, klubi katalanas preferoi të qëndrojë në heshtje deri në këtë moment kur kampionët e Spanjës vendosën të thyejnë heshtjen në lidhje me këtë histori. Ai që foli ishte zv/presidenti i Barcelonës, Xhordi Kardoner që bëri të ditur qëndrimin e klubit.
‘Është e drejtë të thuhet se Nejmar dëshiron të kthehet te Barcelona, por nuk jam dakord me atë që theksohet se Barcelona po punon për ta rimarrë-tha Kardoner-kjo cështje nuk po diskutoher. Nuk jemi në kontakt me asnjë, është një operacion me të cilin nuk jemi përballuar, nuk e dimë nëse do të ketë një fund të lumtur’.
Me këtë deklaratë, Kardoner konfirmoi edhe njëherë dëshirën e Nejmar për t’u kthyer, por bëri edhe një frenim të klubit.
‘Nuk është për t’u habitur që Nejmar do kthimin te Barcelona-vijoi Kardoner-ky klub është si shumë pak të tjerë. ka ndodhur më parë që lojtarë tanët janë larguar e më pas kthyer, Fabregas, pike. Ka vullnet të lojtarit dhe tani po vendosim, por informacionet janë nxitur nga media’
sfidanti.al