Atletiko Madrid ‘kërcënon’ Napolin për Hames Rodrigez

Atletiko Madrid kërcënon Napolin në garën për shërbimin e Hames Rodrigez. Sipas ‘Cadena SER’, emri i futbollistit kolumbian që është kthyer te Reali pas dy sezoneve në huazim te Bajerni dhe që është i impenjuar me Kolumbinë në Copa America, është tashmë në listën e dëshirave të ‘Los Colchoneros’

Gjithnë sipas ‘Cadena Ser’ edhe vetë futbollisti do të preferonte një kalim te Atletiko Madrid pasi i pëlqen që të stërvitet nën urdhrat e trajnerit Diego Pablo Simeone. por Atletiko Madrid në këtë pikë duhet të largojë lojtarë për të financuar blerjen e Hames Rodrigez.

Gjithsesi, Napoli mbetet ende në pole position për kartonin e kolumbianit dhe kjo falë karlo Ancelotit. trajneri italian ka punuar me Hames Rodriges te Reali i madridit dhe Bajerni i Mynihut dhe tani e kërkon ta ketë nën urdhrat e tij edhe te Napoli dhe presidenti De Laurentiis është gati që t’ia plotësojë dëshirën.

sfidanti.al