Orët e fundit emri i Pep Guardiolës është përmendur në zërat e merkatos si trajneri i mundshëm i Juventusit sezonin e ardhshëm duke qenë se Masimiliano Alegri duket se do të largohet nga bardhezinjtë në qershor. Por trajneri katalanas i është përgjigjur menjëherë këtyre zërave duke mohuar në mënyrë kategorike largimin e tij nga kampionetë e Anglisë.
‘Nuk e di se përse media tregon gjëra të tilla duke kthyer në lajm një postim në Twitter-tha Guardiola pas fitores me Uatford-unë kam edhe 2 vjet kontratë me Mancester Sitin dhe do të largohem vetëm nëse më pushojnë. Nëse duan të më shohin gjëkundi, ta harrojnë, unë qëndroj te Siti’.
Me pak fjalë, në këtë moment, hipoteza Guardiola është e parealizueshme për Juventusin, kështu që mbetet kandidatura e Zinedin Zidan. Mësohet se ky i fundit e ka refuzuar propozimin e Realit të Madridit për një rikthim te Los Blancos, ku Solari është shumë pranë shkarkimit, pasi është duke monitoruar situatën e Alegrit te Juventusi.
Ndërkaq, Zidan është parë në Torino për përurimin e një qendre sportive që mban emrin e tij madje në rrjetet sociale ka illuar të qarkullojë një foto e tij me disa prej ish shokët e tij të skuadrës te Juventus, Amoruzo, Juliano e Ciro Ferrara.
sfidanti.al