Pozicioni i qartë kundër racizmit nga ana e Pep Guardiolës u oprit me disa polemika në Spanjë. Trajneri i Manchester City, duke folur për nismat e Premier League në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’ nuk i ra shumë rrotull fjalëve për të thënë atë që ai mendonte. ‘Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën se si kanë trajtuar njerëzit me ngjyrë në 400 vitet e fundit. Më vjen turp për atë cfarë kanë bërë njerëzit e bardhë-u shpreh Guardiola pas ndeshjes me Arsenalin
Tifozët dhe mediat spanjolle, sidomos ato që historikisht kanë qenë pranë Realit të Madridit, përfituan nga rasti për t’i kujtuar teknikut katalanas një episod të disa viteve më parë, kur pas një ‘El Clasico’ Roberto Carlos u ankua për koret raciste që dëgjoi nga një pjesë e tifozëve të Barcelonës. Bëhet fjalë për një episod të 1997 kur në fund të ndeshjes mbrojtësi brazilian denoncoi fyerjet që dëgjonte nga shkallët e Camp nout që solli edhe reagimin e Guardiolës që në atë kohë ishte mesfushor i skuadrës së Barcelonës. ‘Ky zotëri flet shumë-kishte thënë Guardiola duke nënvizuar se Roberto Carlos kishte ardhur prej vetëm pak muajsh në Spanjë dhe nuk mund të akuzonte katalanasit për racizëm
Tani që pozicioni i Guardiolës duket se ka ndryshuar janë të shumtë ata që nuk kanë humbur kohë për t’i vënë në dukje këtë kontradiktë. Madje edhe ish kolegu i tij Santi Canizares në një intervistë për Marca tha: ‘Kur ishim në kombëtare flitej për politike dhe Pep ishte një i moderuar-tregon Canizares-nuk e di se sa ka ndryshuar në këtë mënyrë. Ndihem keq kur e dëgjoj që të flasë kështu për Spanjën’.
Gjithsesi, ajo që është e qartë, është se trajneri aktual I Citizens tani I ka idetë shumë më të qarta: ‘Duhet të bëjmë më shumë nga sa kemi bërë deri tani për personat me ngjyrë-kishte shtuar Guardiola në fjalën e tij-si mund të guxohet vetëm të mendohet se jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri?’.
Sfidanti.al