Brazil, rikthehet futbolli, Flamengo e rinis me një fitore

Pas rreth 3 muajsh pezullim për shkak të coronavirusit, futbolli rikthehet edhe në Amerikën Latine. Ajo që pati nderin të bëjë hapin e parë ishin kampionët e Kupës Libertadores, Flamengo që në një Maracana me vetëm 200 persona mundi Bangun në Taça Rio me rezultatin 3-0. Ishte një ndeshje që më shumë I ngjante një séance stërvitore për Gabigol dhe të tjerët kundë një skuadre të Serie D të futbollit braziluan. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Arrascaeta, Bruno Henrique dhe Rocha.

Pavarësisht se Brazili nuk po gjen paqe nga pandemia coronavirus teksa janë regjistruar rreth 1 milionë të prekur dhe mbi 47 mijë viktima, presidenti Bolsonaro që gjithnjë e ka minimizuar rrezikun nga Covid 19, deshi që futbolli të rinisë dhe e bëri këtë në stadiumin simbol, legjendarin Maracana, sigurisht me dyer të mbyllura

Vetëm 400 m larg portës 2 të impinantit është krijuar një spital fushe me 400 shtretër për pacientët e prekur nga Coronavirusi. Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt 1 minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat nga Covid-19.

Sfidanti.al