Guardiola: De Bruyne na fitoi ndeshjen

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Londër, pasi ka triumfuar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-4. Pep Guardiola pati vetëm elozhe për mesfushorin belg duke theksuar se pavarësisht se sa vëmendje i kushton taktikës, sërish për të fituar ndeshjet i duhet një lojtar si De Bruyne.

“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt. Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqendrimin, kjo vjen sepse po luajmë shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike”, deklaroi Pep.

sfidanti.al