Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, Sevilla-Barcelona dhe Athletic Bilbao-Levante

Këtë të premte në Spanjë u hodh shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe fati rezervoi një super përballje; atë mes Sevillas dhe Barcelonës,m ndërkohë që cifti tjetër gjysmëfinalist është Athletic Bilbao-Levante. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit do të jenë me sistemin vajtje-ardhje me Barcelonan që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan, ndërsa të kthimit në Camp Nou.

Përsa i përket duelit tjetër gjysmëfinal, sfida e parë mes Bilbaos dhe Levantes do të luhet në San Mames, ndërsa ajo e kthimit në Ciutat de Valencia. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit do të luhen në 9 dhe 10 shkurt  dhe 2, 3 ose 4 mars . Finalja e edicionit 2020/21 e Kupës së Mbretit do të luhet në 17 prill.

Sfidanti.al