Tema e rihapjes së stadiumeve për publikun ka qenë në qendër të intervistës së dhënë për ‘Corriere Della Sera’ të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që do të kërkojë një mandat të dytë si president i qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve. Kreu aktual i Federatës italiane të Futbollit me intervistën e ti dha shpresa për rikthimin e tifozëve në stadium.
‘U zhvillua një takim me Komitetin Tekniko Shkencor për të folur për ndeshjet e Evropianit në Romë-tha Gravina-ishte një takim pozitib. Nuk ka përjashtime as për tifozët e kombeve të tjera.Po diskutojmë edhe për një rihapje të pjesshme të stadiumeve për kampionatin. Shpresojmë që pandemia të mos na bëjë një suprizë të hidhur pikërisht tani. Jam optimist, presim vetëm formimin e qeverisë së re’.
Sfidanti.al