Mercedes do të duhet të paguajë 4.4 milionë Dollarë për regjidstrimin në kampionatin e Formula 1 të 2021. Portali ‘Motorsport’ shpjegon mekanizmin për kuotat që skuadrat duhet të derdhin në llogaritë e FIA për të marrë pjesë në Botëror. Mercedes, kampione e botës për konstruktorë që nga 2014 do të paguajë më shumë se të gjithë pas rezultateve të jashtëzakonshme të sezonit të fundit. Në fakt është parashikuar që cdo skuadër duhet t’i paguajë FIA një shifër të caktuar në proporcion me rezultatet e sezonit të fundit. Ferrari, pas një viti 2020 krejtësisht për t’u harruar do të duhet të paguajë 1 milionë e 315 mijë Dollarë
Të gjitha skuadrat e regjistruara në Boterorin e Formula 1 duhet të derdhin një taksë bazë prej 569 308 Dollarësh. Për më tepër, për cdo pikë të fituar në vitin paraardhës nga skuadra kampione e botës, ka një rritje të kuotës me 6830 dollarë, ndërsa pjesa tjetër e skuderive paguajnë 5691 Dollarë. Për shkak të këtij mekanizmi, Red Bull i renditur në vendin e dytë në renditjen për kontstruktorë do të derdhë mbi 2 milionë Euro më pak se Mercedes, 2 384 737 Dollarë
Sfidanti.al