Gjithçka zyrtare, “bomberi” iranian zytarizohet te Roma

Tashmë gjithçka është zyrtare, “bomberi” iranian, Serdar Azmun është sulmuesi më i ri i “verdhekuqve” të Romës, me lajmin që është bërë i ditur nga vetë klubi italian, paraditen e kësaj të shtune.

Sulmuesi i “aspirinave” të Bayer Leverkusen vjen në Serie A, në formën e huazimit për një sezon, por me detyrim blerjeje prej 12 milionë eurosh, në rast se arrin të fitojë “zemrat” e tifozëve dhe klubit italian. Ndërkaq, kujtojmë se më herët në karrierën e tij, Azmoun ka luajtuar për skuadrat ruse të Rubin Kazan, Rostov e Zenit dhe së fundmi ishte tek “aspirinat” gjermane, ku në total ka arritur të zhvillojë plot 316 ndeshje, ku ka shënuar plot 115 gola, si dhe ka asistuar 48 të tjerë.

 

sfidanti.al