Gjithçka zyrtare, Aleksis Sançez rikthehet te “zikaltërit” e Inter

Tashmë gjithçka është zytare, “bomberi” kilian, Aleksis Sançez është rikthyer te “zikaltërit” e Inter, vetëm pas 1 vitit largimi drejt francezëve të Olimpik Marsej dhe lajmi është bërë me dije nga vetë klubi “zikaltër”.

Në kontratën e tij të re me nënkampionët e Evropës, Sançez do të përfitojë plot 2.8 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset, teksa ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me “zikaltërit”, kontratë që mund të zgjatet sërish. Ndërkaq, kujtojmë se gjatë “aventurës” së tij të mëparshme te “zikaltërit”, Aleksis Sançez ka zbritur të fushë plot 109 herë, ku ka arritur të gjejë 20 herë rrugën e rrjetës, si dhe të jetë protagonist në fitimin e 3 trofeve.

 

sfidanti.al