Një barazim, një fitore dhe këtë të shtunë vjen dhe fitorja e radhës. Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sezonit për skuadrën e Tottenham, të cilët mesditën e sotme, mundën në transfertën e “Vitality Stadium”, “qershitë” e Bornmuth me rezultatin e pastër 0 me 2.
Për fitoren e djemve të Ante Postecoglu mjaftoi nga 1 gol në secilën pjesë, fillimisht nga “fantazisti”, Xhejms Madison në minutën e 17’-të të sfidës e më pas me anësorin suedez, Dezhan Kulusevski, në minutën e 63’-të të sfidës, duke “vulosur” përfundimisht fitoren e Spurs. Me këtë rezultat skuadra e Totenham kap vendin e parë të tabelës me 7 pikë dhe tashmë duhet të mendojë për përballjen e radhës në fazën e 1/32-ve të Kupës EFL, ku do të udhëtojë drejt transfertës së Fulham.
sfidanti.al