Gjermania, tifozët e kanë të qartë: Portieri ne Botëror të jetë Ter Shtegen

Tifozët gjermanë i kanë të qarta idetë përsa i përket prteferencës së tyre për atë që do të mbrojë portën e përfaqësueses gjermane në Kupën e Botës së këtij viti. Sipas një sondazhi të bërë nga e përditshmja Bild ku morën pjesë 82 mijë persona, 85% e tyre vunë në dukje se nuk e donin Nojer si titullar. Por jo vëtëm kaq; 51% e pjesëmarrësve në këtë sondazh as nuk e duan portierin e Bajernit në Kupën e Botës, ndërsa 34% do ta përfshinin atë në skuadër por si zëvendësuesin e Ter Shtegenit që këtë sezon me Barcelonën u shfaq në një formë të jashtëzakonshme.

Vlent të kujtohet se ishte vetë Nojer ai që praktikisht i la rrugë të lirë Ter Shtegenit për të qenë titullar në Botërorin e Rusisë duke deklaruar se nuk ishte i sigurt nëse do të jetë në 100% të formës për këtë eveniment. Kujtojmë gjithashtu se Nojer nuk do të luajë me Bajernin në ndeshjen e fundit të bundesligës kundër Shtutgartit. Po kështu, gjithnjë sipas ‘Bild’ ai nuk do të jetë as në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit në 19 maj. ndërkaq, trajneri Joakim Lëv do të bëjë të ditur listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për Rusi 2018 të martën e ardhshme.

sfidanti.al