Gattuso dhe largimi nga Napoli pa dorëheqje, por në fillim është Championsi

Një sforco e fundit në fazën finale të kampionatit për t’i dhënë Napolit një tjetër mundësi të luajë në Ligën  e Kampioneve dhe më pas gjithcka do të duhet të ndryshojë, sidomos në pankinë. Rino Gattuso do të luajë thuajse gjithcka në 7 ndeshjet e fundit, por një gjë është e sigurt; divorci me teknikun kalabrez do të ndodhë, por pa dorëheqjen e këtij të fundit.

Mes De Laurentiis dhe Gattusos nuk është më afeksioni i fillimit dhe gjithcka u komplikua me krijimin e distancave përsa i përket projektit. Gattuso, një njeri konkret, gjithnjë ia ka përplasur në fytyrë realitetin presidentit të Napolit, më pas gjithcka u vulos nga cështja e rinovimit që u shty kushedi sa herë.

Por rrugëtimi për një vend në kompeticionin më prestigjioz në Evropë nuk do të jetë i lehtë për Napolin. Skuadra e Gattusos të dielën në mbrëmje do të luajnë supersfidën me kryesuesit e Interit për të nisur një tur force që vijon me sfidën e mesjavës kundër Lazios që është një lloj playoffi duke parë edhe klasifikimin me Napolin që ka 59 pikë dhe Lazio 55.

Më pas vijnë sfidat e tjera që janë më të lehta në letër me Torinon, cagliarin, Spezian, Udinesen dhe në fund Fiorentinën, kjo e fundit mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Gattusos. Përsa i përket Napolit, në pankinën e të kaltërve mund të jetë Juric, por nuk ka ende asgjë të sigurt, kjo edhe sepse me Maurizio Sarrin distanca e projektit është e madhe, ndërsa Massimiliano Allegri do të kushtonte shumë

Sfidanti.al