Japoni, partia në pushtet: Mund të heqim dorë nga Lojërat Olimpike

Dy funksionarë të lartë të Partisë Liberale Demokrate që është në pushtet në Japoni deklaruan se Lojërat Olimpike mund të pësojnë ndryshime të tjera radikale. Njëri prej tyre tha se eventi mund të anulohet,kurse tjetri foli për mundësinë e zhvillimit të tij me dyer të mbyllura.

Këto spekulimne të fundit publikohen kur kanë mbetur më pak se 100 ditë që nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Toshiro Nikai, sekretari i përgjithshëm i LDP pohoi se anulimi i tyre është ende një opsion duke parë edhe rastet në rritje të coronavirusit në të gjithë vendin. Ndërsa Taro Kono, ministri i ngarkuar për fushatën e vaksinimit të popullsisë në Japoni, sugjeroi se Lojërat mund të zhvillohen pa praninë e publikut në impiante

Në muajin e kaluar organizatorët e Tokyo 2020 bënë të ditur se nuk do të ketë tifozë që vijnë nga jashtë vendit, por kanë kembëngulur në qëndrimin e tyre për zhvillimin e Lojërave Olimpike bashkë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Sfidanti.al