Gallatasaraji, pa Radamel Falkaon kundër Realit të Madridit

Radamel Falkao do të udhëtojë drejt Madridit me Gallatasarjin por nuk do të luajë kundër skuadrës së Realit në Ligën e Kampioneve. Mjeku I skuadrës turke, Jener Inxhe deklaroi se sulmuesi kolumbian klinikisht nuk është në gjendje që të luajë në sfidën e së mërkurës.

‘Ndoqëm të gjitha etapat e riaftësimit të tij së bashku me mjekun spanjoll që e njeh Falkaon prej 12 javësh. U koordinuam me mjekun spanjoll të periudhës së riaftësimit-theksoi mjeku I skuadrës turke-Falkao është në një moment të mirë në riaftësimin e tij edhe pse ende ndjen dhimbje. Do të qëndrojë në Madrid deri në 11 nëntor për të vijuar rekuperimin me mjekun spanjoll dhe më pas do të kthehet në Stamboll’.

Kjo do të thotë se me shumë mundësi, Fatih Terim do të hedhë në fushën e lojës këtë formacion ndaj Realit të Madridit: Muslera në portë, Mariano,Lujindama, Markao, nagatomo në mbrojtje, Nzonzi, Lemina, Seri, Feguli në mesfushë dhe Babel e Andon në sulm. Ndërkohë në shkallët e Santiago Bernabeut do të jenë 3000 tifozë turq që do të mbështesin skuadrën e tyre në këtë përballje me 13 herë kampionët e Evropës

Sfidanti.al