Aventura e Diego Armando Maradonës në pankinën e Dorados de Sinaloa mund të mbyllet në fund të kampionatit. Shkaku? Gabimet e shumta arbitrare që po e penalizojnë skiuadrën e tij, më i fundit ishte ai i kryer në ndeshjen që mund t’i garantonte skuadrës së Maradonës kalimin në playoffin për ngjitjen në Kategorinë më të lartë të futbollit meksikan, atë ndaj Venados de Merida.
‘Me të përfunduar kampionati do të largohem nga Dorados-tha Maradona që kritikoi ashpër arbitrin e ndeshjes për mosakordimin e një penallltie në favor të skuadrës së El Pibe De Oros-do të flas me presidentin. Kishte një 11 metërsh të qartë për ne, por e dini se përse nuk na e dhanë? sepse të nesërmen gazetat do të shkruajnë se ajo penallti u akordua pasi bëhej fjalë për skuadrën e Maradonës. Ndoshta po dëmtoj Dorados dhe kështu mund të largohem në fund të sezonit. më vjen keq, por është një vendim i imi. Jam i trishtuar, por që nesër do të nis punën, pasi ndeshja e radhës është një cështje për jetë a vdekje për ne sepse duam të jemi në playoff’.
sfidanti.al