Frank Riberi e ka peng: Topin e Artë të 2013 ma ‘vodhën’

Frank Riberi nuk e ka harruar vitin 2013 kur fitoi pothuajse gjithcka me Bajernin e Mynihut. ishte viti kur francezi ishte finalist për fitoren e topit të Artë së bashku me të binomin e zakonshëm Ronaldo-Mesi. në atë kohë trofeu prestigjioz iu dha portugezit pavarësisht sukseseve të Bajernit dhe Riberi, dicka që nuk është gëlltitur mirë prej transalpinit.

Riberi e shfaqi hatërmbejtjen e tij në një intervistë për ‘Canal+’ ku foli për karrierën e tij sportive duke ia hedhur fajin pikërisht bashkëkombasve të tij..

‘Topi i Artë i 2013 ishte sikur ma kishin vjedhur-tha Riberi në intervistën e tij-kisha mbështetjen e një pjesë të francezëve, por jo të të gjithëve. i dëgjoja vetë kur njerëz madje edhe trajnerë futbolli të thoshnin që Topi i Artë t’i jepej Cristiano Ronaldos. Dua të di a do të donin portugezët që Mesi të fitonte Topin e artë, apo argjentinasit që të triumfonte Ronaldo? kjo është e pamundur, por në Francë kjo ndodhi’.

sfidanti.al