Nuk është Mesi, por Nejmar, futbollisti me vlerën më të lartë në merkato.

Nejmar nuk është vetëm blerja më e shtrenjtë bnë historinë e futbollit botëror, por edhe lojtari me vlerën më të lartë në merkato. Ai që e thotë këtë është Observatori i Futbollit CIES që ka përllogaritur vlerën e futbollistëve të 5 ligave më të rëndësishme në Evropë, duke u bazuar te mosha, kohëzgjatja e kontratave, momenti apo statusin e lojtarëve.

Rezultati nxori që Nejmar është në vendin e pare më 213 milionë Euro duke e lënë në vendin e dytë Lionel Mesi me 202.2 milionë Euro, ndërkohë që i treti është Herri Kejn me një vlerë prej 194.7 milionë Euro i ndjekur nga Kilian Mbappe.

Të bën përshtypje fakti që në këtë klasifikim nuk janë në dhjetëshen e futbollistëve me vlerën më të lartë të merkatos Luis Suarez dhe Kristiano Ronaldo. Sulmuesi i Barcelonës është i 14 me 128.7 milionë Euro, ndërsa ylli i Realit të Madridit është akoma më poshtë, në pvendin e 49 me 80.4 milionë euro.

sfidanti.al