Ju kujtohet shprehje e bukur popullore “ Hip këtu dhe shiko Stambollin” ? Në ditët e sotme ka një tingëllimë krejt ndryshe: “ Hip në Stamboll për të gjetur bashkë Igli Taren dhe Sinan idrizin”. Fotot e postuara nga zoti Idrizi që shoqërohen në dukje nga një frazë e thjeshtë “ Me Igli Taren në Stamboll për merkaton, ndërtimin e strukturave të Flamurtarit dhe jo vetëm..” , s’ka si të mos bëjë përshtypje. Fotot kanë efektin e një kartoline që uron ditët e numëruara të sistemit që mban peng futbollin. Tare dhe Idrizi, një dyshe fituese vlonjate, nëse do merret parasysh kurajo që kanë treguar në lojën e guximshme ndaj sistemit të tredhur të futbollit. Igli është shpallur me meritë “ armik i popullit të zyrave” pasi gjeti mënyrën më origjinale për të festuar trofeun në Itali, kur një ditë fatlume ka zgjedhur fjalët: “ Futbolli ka nevojë për ndryshime me rrënjë nëse kërkon të shpëtojë nga e keqja e basteve”. Kurse Sinani, ka fituar moralisht çimimin e drejtuesit më rebel në një garë që ka rritur më shumë frikën sesa kurajën publike.
Tare dhe Idrizi pozojnë nga Stambolli në emër të merkatos apo të ndërtimit të strukturave të klubit, por, shumëkush, e kupton se dyshja kërkon të përcjellë një mesazh të fortë për ata që janë mësuar që fushën ta skuqin dhe sallën e Asamblesë ta jeshilojnë më fort edhe se vetë bari i fushës. Fjalët e Tares për kancerin basteve, do të rikujtohen me peshë tjetër, kur një ditë do të rrumbullakoset si e vërtetë ideja frikësuese se UEFA po përgatit një ndeshkim tjetër, më vrasës, për futbollin tonë të drobitur më shumë nga prapaskena sesa nga vetë skena.
Sfidanti.al