Saga rreth vazhdimit të kontratës së Lionel Mesit me Barcelonën vazhdoi muaj të tërë, por, për kënaqësinë e tifozëve të klubit katalonjas, futbollisti argjentinas, para disa kohësh, vendosi që vendosë nënshkrimin e tij në kontratën e re me klubin, duke u afirmuar, edhe një herë tjetër, si një yll i madh futbolli. Por, mbas nënshkrimit të kontratës së re, mediumet spanjollë filluan që të merren me klauzolën e blerjes së Mesit, ndërkohë që i ati i Lionelit i hodhi poshtë, këto ditë, të gjithë spekulimet se i biri i tij mund të largohet pa asnjë kompensim financiar nga Barcelona.
“Po, është e vërtetë, se klauzola e blerjes së Leos është 700 milionë euro. Por ato që thuhen se ai mund të largohet si lojtar i lirë, janë të pavërteta. Një klauzolë e tillë nuk ekziston në kontratën tonë. Pavarësisht nga ajo, nëse Katalonja bëhet ose jo e pavarur, Leo do të jetë pjesë e Barcelonës, deri sa ky ekip të konkurrojë në një ligë elitare”, vuri në dukje Mesi i madh.
Sfidanti.al