Një vit pas atentateve në Paris, blutë e trajnerit Deshamp janë kthyer në Stade De France dhe ajo që ka ndodhur është pritur me entuziazëm nga tifozët francezë. Nisi në mënyrën më të keqe ndeshja me Suedinë kur Forsberg ka shënuar për suedezët, por reagimi i gjelave ka qënë i efektëshëm. Pogba dhe Paje, me një nga akrobacitë e tij karakteristike, kanë bërë që francezët të besojnë se “blutë”, edhe pse nuk shkëlqejnë për 90 minuta, vendosin fatin e ndeshjes atëhere kur duhet.