Formula 1, rriten shpresat për një garë në Mugello

‘Mendoj se jemi shumë pranë mundësisë për të pasur një garë të Formula 1 në Firenze në pistën e Mugellos. Le të kryqëzojmë gishtat që në Itali të mbahet edhe një garë e dytë e Formula 1 këtë vit që do të ishte dicka historike dhe që do të mbetej në historinë e sportit botëror të automobilizimit por edhe të Firenzes-kjo është ajo që deklaroi kryetari i Bashkisë së Firenzes, Dario Nardella gjatë një eventi në Piazza della Signoria në lidhje me mundësinë e zhvillimit të një gare të Formula 1 në pistën e Mugellos.

Botërori i Formula 1 i këtij viti është shumë i cuditshëm dhe do të mbetet në histori,  teksa i janë anuluar një sërë garash për shkak të pandemisë coronavirus, ndërkohë që kampionati do të nisë me dy gara në Austri në 5 dhe 12 korrik.

Sfidanti.al