Goal-Line Technology i tradhëtoi pritshmëritë në ndeshjen e parë të Premier League angleze pas rikthimit mes Aston Villas dhe Sheffield United teksa nuk dha një gol të miqve edhe pse topi e kishte kaluar vijën e portës duke bërë që në Angli të shpërthejnë polemikat dhe kritikat nga ana e skuadrës së Sheffield.
Pas kësaj kompania Hawk-Eye Innovations doli me një komunikatë ku kërkonte ndjesë për këtë gabim teknologjik.
‘Gjatë pjesës së parë të Aston Villa-Sheffield United u verifikua një incident me Goal-Line Technology ku portieri i Aston Villës, Nyland e kaloi topin përtej vijës së portës-lexohet në një komunikatë të Hawk-Eye Innovations-arbitrat nuk e morën sinjalin e tyre as nga ora e as nga kufjet. Të 7 telekamerat që ishin rreth portës ishin të mbuluara nga portieri, mbrojtësi dhe tramversa. Dicka e tillë nuk ishte parë kurrë në mbi 9000 ndeshje ku sistemi ynë ka qenë operativ. Sistemi u testua përpara fillimit të takimit dhe u konfirmua fuunksional nga arbitrat e ndeshjes duke qenë i tillë gjatë gjithë ndeshjes. Hawk-Eye i kërkon ndjesë pa asnjë rezervë Premier League, Sheffield United dhe të gjithë atyre që mbetën të shokuar nga ky incident’
Sfidanti.al