Flijeni mendjen me Ronaldon, tani Reali ka si ngushëllim … Benzeman!

Duket se Karim Benzema i ka lënë mbrapa problemet lidhur me mungesën e efikasitetit dhe në këtë sezon po luan mjaft mirë, duke shënuar edhe gola njeri mbas tjetrit. Benzema, gjatë sezoneve të kaluar, është kritikuar rregullisht, madje ka qenë një nga më të kritikuarit, kurse gjatë këtij sezoni ai po “mbledh” lavdërime nga katër anët.
Sidomos mjaft mirë Benzema po luan nën drejtimin e trajnerit të ri të Realit të Madridit, Santiago Solari, që, sikuse duket, ka krijuar një formacion që i përgjigjet më së miri sulmuesit francez.
Sidoqoftë, shumëkush e lidh formën e tanishme të mirë të Benzemas me largimin e Kristiano Ronaldos. Se çfarë përparimi ka bërë loja e Benzemas e tregon mjaft mirë fakti se në këtë kohë të sezonit të kaluar Benzema kishte shënuar vetëm gjashtë gola, kurse tani shumë më tepër, plot 18 gola në të tre konkurrimet, La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al