E diela ishte e bukur për shkak të një fitoreje tjetër, por edhe tepër e lodhshme. Ole Gunar Solskjer nuk e ndjeu rraskapitjen e “maratonës” së asaj që duhej të ishte një ditë pushimi për një njeri normal, madje nuk pati kohë as për ta menduar. Trajneri i Mançester Junajtidit drejtoi ekipin në fitoren e vështirë 1-0 në fushën e Leisterit, në harkun kohor nga 15:05 deri në orën 17:00.
Pastaj, mbaroi shpejt e shpejt detyrimet me mediat në konferencat për shtyp pas sfidës së Premier Ligës, dhe fluturimthi doli nga “Old Trafordi” e iu drejtua aeropotit të Mançesterit. Përse? Për të marrë avionin, për të kaluar La Manshin, dhe për të ndjekur ndeshjen e rivales së Championsit, Paris SG. Për fat të keq, udhëtimi nuk ishte deri në Paris, por deri në Lion, disa qindra kilometra më në jug.
Nuk është dhënë informacion nëse Solskjeri e kaloi natën në Francë, për të udhëtuar në mëngjes drejt Mançesterit, apo sakrifikoi deri në fund për të mbërritur në Angli rreth orës 01:00 të natës.
Sfidanti.al