Dikur kampion bote me Italinë, sot Zakardo luan në San Marino!

Kristiano Zakardo ka qenë pjesë e brezit të artë të Italisë që u bë kampione bote në Gjermani më 2006 dhe, megjithëse 37 vjeç, ai fillimisht zgjodhi që të luajë në një ligë gjysmëprofesioniste, por në fund u transferua në një klub amator në… San Marino.
San Marino, sikurse dihet, është një nga vendet futbollistikë më të dobët në botë me klube amatore që i gëzohen çdo “fytyre” të re, aq më tepër të njohur, që vjen në këtë vend mikrokospik. Kështu, Zakardo zgjodhi që të luajë me një nga klubet më të njohur të këtij shteti “free-shop” – “Tre Fiori”.
Sakardo që ka luajtur në të kaluarën me Palermon, Milanin dhe Parmën, me rastin e transferimit në San Marino, deklaroi:
“Të them të drejtën, unë jam i entuziazmuar nga ardhja në San Marino te ‘Tre Fiorit’. Shpresoj që pasioni, profesionalizmi dhe përvoja ime do të jenë të dobishme për klubin që ai t’i realizojë ambiciet e tij”.
Nuk ka asnjë dyshim se klubi “Tre Fiori” ka realizuar një transferim fantastik, sepse me të tani do të luajë një kampion bote që e kanë ëndërr edhe ekipe shumë më të mirë sesa ky klub sanmarinas që e ka fituar gjashtë herë kampionatin e San Marinos, por që nuk e ka fituar atë më që nga viti 2011.
Sfidanti.al