Flick paralajmëron Barcelonën për Champions League

Trajneri i Barcelonës ka bërë një bilanc të situatës pas barazimit kundër Celta Vigo (2-2), që rihapi luftën për titullin e La Ligas. Trajneri gjerman foli në konferencën për shtypin para ndeshjes së nesërme, ku Barcelona do të përballet me Brestin në Ligën e Kampionëve:

Për kundërshtarin: “Për ne do të jetë shumë e rëndësishme të kemi kontrollin e topit dhe të finalizojmë sulmet për të marrë tri pikët.”

Rënia e përqendrimit: “Kemi një skuadër të re dhe nuk është gjithmonë e lehtë, duhet të jemi të kujdesshëm në disa situata gjatë 90 minutave. Me avantazhin 0-2 ndaj Celtas duhej të mbroheshim më mirë. Ne gjithmonë duam të luajmë dhe sulmojmë, por ndonjëherë mjafton të kontrollojmë topin dhe të mbrojmë mirë. Ka ndeshje të vështira jashtë fushe në La Liga, tifozëria e kundërshtarëve më pëlqen, sepse krijon një atmosferë shumë pozitive.”

Rezultatet negative të fundit: “Po ndjekim rrugën tonë, është rruga jonë dhe të gjithë janë të kënaqur me të, lojtarët e dinë ku duhet të përmirësohemi, kemi folur për këtë dhe kemi besim te lojtarët. Jemi një skuadër e re që po bën shumë mirë, ndoshta më pak në ndeshjet e fundit, por mund të mësojmë nga kjo.”

Presioni i lartë: “Duhet të jesh i lidhur mirë, e gjithë skuadra, në mbrojtje dhe në sulm. Kur sulmojmë, gjithçka fillon nga mbrojtja dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur. Duhet të bëjmë presion mbi ndërtimin e lojës së kundërshtarëve dhe nëse nuk e bëjmë, rivalët në këtë nivel dinë si të na kalojnë.”

Bresti: “Bresti ka bërë shumë mirë në ndeshjet e mëparshme, ka 10 pikë dhe kemi parë se çfarë kanë bërë në Salzburg. Janë një skuadër e mirë dhe duhet të përqendrohemi në këtë ndeshje, kjo është ajo që do të bëjmë, qëllimi ynë është të fitojmë kundër tyre.”

Lamine Yamal: “Lamine ka një cilësi që të lejon të kontrollosh topin, por gjithashtu bën që kundërshtarët të na japin më shumë hapësirë. Mendoj dhe shpresoj që kjo të jetë ndeshja e fundit që e humb, sepse sot ishte shumë mirë, por do të presim. Shpresojmë që të shtunën të jetë një mundësi, ndoshta nga stoli, por do ta shohim.”