Granit Xhaka kryeministër i Kosovës?

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar takimin që pati me me yllin e futbollit gjerman, Granit Xhakën. Mesfushori i Leverkusen mësohet të ketë thënë “se me disiplinë, angazhim e vullnet, çdo ditë mundohet të përmirësohet në aspektin profesional dhe njerëzor për të qenë shembull për brezat e rinj”.“Ju e dini vetë se na për Kosovën gjithçka bëjmë, mundohemi me kanë për Kosovën, me ba sende të mira, me ni sende pozitive, edhe shpresoj në të ardhmen për Kosovën me u ba edhe ma mirë”, ka thënë Xhaka në një video të ppostuar nga Bedri Hamza. Nga ana tjetër Hamza ka premtuar se do të kthejë Kosovën në një vend ku të rinjtë do të kenë mundësi të rrealizojnë ëndrrat e tyre.

sfidanti.al