FIFA zbulon.. xhepin,  sa do të fitojnë gjyqtarët në Botërorin e Rusisë

Federata botërore e futbollit (FIFA) bëri të ditur se sa do të paguhen njerëzit që “do të ndajnë drejtësinë”, pra gjyqtarët, në Kupën e ardhshme të Botës Rusi-2018. Gjyqtarët që do të luajnë rolin kryesor, do të paguhen me shumën fiks prej 57 000 eurosh, ndërkohë që secili prej tyre do të marrë edhe 2500 euro të tjera për çdo ndeshje suplementare. Gjyqtarët anësorë do të fitojnë nga 20 000 euro plus 1600 euro për çdo ndeshje suplementare.

Në këtë Mundial, “drejtësinë do ta ndajnë” në fushë 32 gjyqtarë dhe, midis tyre, mund të përmenden gjyqtarët evropianë: Feliks Brih (Gjermani), Xhunejt Çakir (Turqi), Sergej Karasev (Rusi), Bjorn Kupers (Holandë), Simon Marçinjak (Poloni), Mihel Lahoz (Spanjë), Xhanluka Rosi (Itali), Klemen Turpan (Francë), Milorad Mazhiç (Serbi) dhe Damir Skomina (Slloveni).

Botërori i sivjetëm, sikurse dihet, nis më 14 qershor me ndeshjen mes Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të zhvillohet në stadiumin e Moskës, “Lluzhnjiki”.

Sfidanti.al